Fluksi i madh i lëvizjeve gjate pushimeve, kontaktet e reja brenda apo jashtë vendit, jeta e natës, e sigurisht moti i nxehte dhe uji i shtyjnë kryesisht te rinjtë drejt marrëdhënieve te pambrojtura me shume partnere. Për seksologet kjo sjell pasoja serioze, duke filluar qe nga shtatzënitë e padëshiruara e deri tek sëmundjet ngjitëse. Fakti qe shumica e njerëzve janë me pushime gjate muajit gusht, ndikon edhe ne gjendjen psikologjike. Sipas psikologëve, ne këtë periudhe njerëzit janë me te shkujdesur e me te prirur për aventura. Ekspertet e fushës thonë se muajt e nxehte te vitit ndikojnë jo vetëm tek te rinjtë, por edhe te pjesa tjetër e popullsisë prandaj te gjithë duhet te bëjnë kujdes.