Artisti me bazë në Pekin, Liu Zhifeng tregon jetët e njerëzve përmes faturave dhe ka për qëllim të bëjë njerëzit të mendojnë se çfarë impakti ata kanë me çdo ndërveprim që ata kryejnë. Punimi i tij më i fundit përfshin skena të njohura nga jeta e përditshme, të pikturuara tërësisht në fatura të koleksionuara nga blerjet dhe veprimet e përditshme. Secila prej këtyre pikturave tregon një histori që reflekton këto veprime. Njëra prej tyre e bërë në faturën e një pakete, përmban një kamion që hedh lule në një tokë gri. Një tjetër është bërë në një faturë restoranti një flamur kinez që del nga një grumbull mishi dhe produktesh.


Kjo periudhë është shumë e volitshme, shumë eficente. Çfarëdo gjë që ju mendoni, është e mundur, dhe çfarëdo gjë që ju nuk e mendoni, është prapë e mundur. Nuk duhet të lëvizësh një muskul. Por stili im i jetës mund të jetë një reflektim i kësaj dhe një përgjigje ndaj sistemit. Të jem më i hapur, është një rebelim, thotë Liu mbi punimet e tij. Ai hedh poshtë një pjesë të madhe të skenës së artit bashkëkohor në Kinë, si jashtë kontaktit me realitetin dhe shumë filozofik. Liu, i cili mbërriti në Pekin në 2005, ndjen se ai ndan shumë me artistët para-modernë kinezë, të cilët frymëzoheshin nga ambjentet e tyre rrethiese dhe stili i jetës.


Mendoj se reflektimet mbi jetën tonë të përditshme janë të rëndësishme. për shembull, nëse nuk hani ose flini, atëherë nuk keni një jetë, dhe nëse nuk keni një jetë, nuk keni asgjë. Nuk ka mundësi të flisni për artin. Mendoj se shumica e artistëve nuk i japin rëndësi këtij aspekti. Pra mendoj se shumica e artistëve nuk janë duke prodhuar ose duke e parë artin nga një tjetër kënd i jetës së tyre. Faturat janë gjithashtu një pjesë e ngulitur e jetëve të njerëzve në Kinë. Shaun Rein, drejtor menaxhues në China Market Research Group, thotë se faturat në Kinë, përdoren gjerësisht nga bizneset për të provuar fitimet e tyre dhe për të shmangur çështjet e evazionit fiskal me autoritetet. Ato nuk janë vetëm një metodë që qeveria të monitorojnë transaksionet dhe taksat, por edhe një pjesë e rëndësishme e rrogave të punonjësve në kompani private dhe shtetërore.


Ndryshe nga pjesa tjetër e botës, ku mund të bësh faturat e tua me Microsoft Office, në Kinë, ku ka shumë evazion fiskal, qeveria të detyron të marrësh fatura të thjeshta nga byroja e taksave, përpara se ju tia jepni klientëve tuaj. Seria e faturave të Liu-t mund të gjendet e ekspozuar në një mini-galeri në një dyqan të pasur pijesh në Pekinin veriperëndimor. Deri më tani, ai ka marrë reagime pozitive nga vizitorët.


Mendoj se kuptimi pas këtij arti vjen nga jeta e përditshme. Është shumë realiste, tej mase. Sepse faturat janë diçka shumë e zakonshme, diçka që e përdorim çdo ditë. Në secilin nga punimet e Liu-t, ato kanë tematikën e tyre të vogël, tha Li Yan.


Kjo është diçka që lidh artin dhe jetët tona së bashku. Quhet art për njerëzit e zakonshëm. Ndonjëherë mendoj se vetëm një klasë e caktuar sociale mund ta shijojë ose ta koleksionojë, por kur ne e shohim këtë punim, mendoj se edhe njerëzit e zakonshëm mund ta koleksionojnë dhe ta shijojnë këtë art. Kjo është ndjenja që kam, u shpreh Guo Guanli. Edhe pse Liu ka momentalisht vetëm 6 pjesë të tilla në ekspozim, ai planifikon të hapë një galeri më të madhe, sapo të koleksionojë mjaftueshëm fatura për këtë.


3333


/Oranews.tv/


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter