thikeDy arka me mollë kanë kushtuar sa jeta e një 19-vjeçari sot në fshatin Baban të Devollit, quajtur Muhamet Çela, i cili vdiq pas goditjes me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pas një konflikti.

Autori i dyshuar quhet Ervin Spaho. Debati nisi me përleshje për tregtinë e mollëve dhe përfundoi me thikë.

Burimet nga vendngjarja thanë për "Ora News" se ai është konfliktuar në rrugët e fshatit me Spahon, i cili e ka goditur me thikë dhe është larguar nga vendi i krimit.

Çela nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka gjetur vdekjen, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit.