Epidemia e obezitetit eshte problem shendetesor jo vetem i nje vendi. Te dhenat e reja te Organizates Boterore te Shendetesise tregojne se me shume se 1 miliard te rritur ne mbare boten jane mbipeshe pothuajse nje e treta e tyre teper mbi peshe. Problemet e tyre i jane shtuar barres globale te semundjeve kronike si diabeti dhe semundje te zemres dhe kane ndikuar ne shtimin e numrit te vdekjeve te parakohshme ne mbare boten. Obeziteti eshte duke shkaktuar renie te konsiderueshme ne jetegjatesi ne te gjithe boten ne vendet e varfera dhe te pasura duke perfshire edhe Shtetet e Bashkuara.


Nje foshnje e lindur ne Amerike ne vitin 2009 pritet te jetoje mesatarisht 78 vjet sipas vleresimeve nga Qendra amerikane per Kontrollin e Semundjeve. Kjo eshte ende e vertete ne shume pjese te Shteteve te Bashkuara. Por ne disa zona jetegjatesia nuk ka rene por as nuk eshte rritur - nje gje e rralle ne nje vend te zhvilluar dhe zyrtaret e shendetit publik thone se kjo eshte nje arsye per shqetesim.


Nje studim ne revisten mbi vlerezimin e shendetit tregon se Shtetet e Bashkuara tani renditet pas 10 vende te tjera te zhvilluara kur eshte fjala per jetegjatesine edhe pse amerikanet shpenzojne me shume per kujdesin shendetesor sesa njerezit ne shumicen e vendeve te tjera. Studimi zbuloi edhe dicka te habiteshme sipas redaktorit te revistes Dr Chris Murray


U befasuam kur ne studim vume re se persa i perket jetegjatesise  grate jane ne gjendje shume me keq se meshkujt.


Grate amerikane ende jetojne me gjate se burrat nga 5 deri ne 8 vjet. Por ato kane zgjedhur disa zakone te keqija.


Grate  tani pijne me shume duhan. Epidemia e obezitetit tek grate eshte me i perhapur sesa tek burrat. Perparimi ne trajtimin e presionit te gjakut eshte shume me i ngadalte tek grate.


Studimet tregojne se epidemia e obezitetit eshte me e perhapur ne rajonet jugore te Shteteve te Bashkuara. Nje studim vitin e kaluar tregoi se ne 10 shtete jugore 2/3 e banoreve ishin mbipeshe ose teper mbi peshe.


Dr Morris Washingtojn eshte kirurg ne Karolinen e Jugut ku tani kryhet operacioni by-pass ne stomak per adoleshentet teper mbipeshe. Doktor Washington thote se dieta jugore permban ushqime te skuqura dhe me kalori te shumta qe ndikojne ne problemin e mbipeshes.


Ne jemi ne thelb nje shoqeri ku makina zevendeson ecjen dhe jeten aktive.


Ne Shkollen e Shendetit Publik ne Harvard Dr Frank Hu ka studiuar menyren e jeteses ulur dhe ndikimin e saj ne peshen trupore diabetin e tipit 2 dhe vdekje te parakohshme. Ai fajeson  kohen  e shpenzuar para televizorit si shkak per shume semundje qe lidhen me mbipeshen.


Sa me shume kohe njerezit shpenzojne duke pare Televizor aq me ne rrezik jane per tu prekur nga diabeti semundjet kardiovaskulare dhe vdekje te parakoheshme.


Jetegjatesia varet nga shume gjera duke perfshire ushtrime fizike kujdes te mire shendetesor dhe mbajtjen e nje peshe te shendetshme. Por ndersa amerikanet i pershtaten nje stili jete me pak aktive dhe gjithnje e me shume u kthehen ushqimeve te gatuara shpejt e me kalori te larte mbajtja e nje peshe te shendetshme per nje jete te mire e me te gjate eshte nje sfide serioze.