Një studim ul besimin që jetëgjatësia po rritet në mënyrë progresive dhe fikson deri në moshën 115 vjeç limitin njerëzor, edhe pse në raste të rralla është kaluar


ema
Italiania Emma Martina Luigia Morano, njeriu më jetëgjatë në botë për momentin, 116 vjeçe

Për vite të tëra është supozuar se jetëgjatësia është përcaktuar të vazhdojë më shumë, ose megjithatë ajo mund të vazhdojë të rritet gjithnjë e më pak. Nëse në fillim të viteve 1900 ishte deri në 55 vjeç dhe sot është më shumë se 82, do të thotë dukshëm që progresioni ka shënuar hapa të mëdha. Nga ana tjetër, rritja e jetës njerëzore ka qenë gjithnjë objekt interesimi nga ana e disiplinave të ndryshme duke arritur deri në tregime mitologjike. Por një studim amerikan, i publikuar te revista Nature, shpalos një tregues të qartë të pritshmërisë së jetës dhe flet për një limit në 115 vjeç, ndërsa kërkues të tjerë e përgënjeshtrojnë këtë përfundim dhe arrijnë deri në moshën 125 vjeç.


Skenari i së ardhmes Falë shkencës, ilaçeve, gjenetikës dhe organizimit të shoqërisë, besohet prej kohësh që jeta është e destinuar të zgjatet gjithnjë e më shumë, ndonëse me një aspekt rritjeje më të dobët se në të shkuarën. Kështu na ka mësuar edhe shkenca me hulumtimet e saj të fundit. Aq shumë, sa që disa e kanë imagjinuar një të ardhme hipotetike në të vërtetë  pak ‘shqetësuese dhe një mrekulli nëse ajo është me të vërtetë e dëshirueshme për një zgjatjen e jetës (ose më mirë të pleqërisë) përtej të gjithë kufijve. A do të na pëlqente të shikonim nëpër botë një ushtri të moshës mbi 200 vjeç? Nuk duhet të shqetësohemi, sepse nuk do të ndodhë. Pavarësisht se shkencës, pavarësisht gjenetikës, mirëqenies, kërkimeve, lumturisë, dietës dhe shumë gjërave të tjera, ekziston një limit njerëzor i pakalueshëm sipas studimit të fundit mbi pritshmërisë së jetës.


Studimi Studiuesit e Albert Einstein College of Medicine të Nju Jorkut, kanë analizuar të dhënat e Human Mortality Database sa i takon vdekshmërisë së popullatës në më shumë se 40 vende dhe vdekjet e dekadave të fundit në katër shtete (SHBA, Francë, Japoni dhe Britani e Madhe), me numrin më të lartë të të moshuarve. Siç nënvizon Jan Vijg, nëse mosha mesatare e vdekjes është rritur shumë, norma e rritjes konsiderohet minimale edhe pse një person ka kaluar 105 vite nga jeta e tij. Nga ana tjetër, ekziston një diferencë e rëndësishme mes përmirësimit të pritshmërisë së jetës mesatare dhe zgjatjes së asaj maksimale.


115 apo 125 vjeç? – Duke interpretuar apo studiuar modelet matematikore dhe statistikat nga ku del trendi i rritjes dhe jetëgjatësisë, kërkuesit kanë arritur në përfundimin se jetëgjatësia maksimale e jetës për qeniet njerëzore, do të shkojë së shpejti drejt 115 viteve. Por ka nga ata që hipotezojnë deri në 125 vjet, por sipas Jan Vijg, i cili drejton studimin është praktikisht e pamundur dhe do të ishin të nevojshme dhjetë mijë botë si e jona që të jetojë një 125-vjeçar. Mendon ndryshe ndërkohë James Vaupel, drejtor i Max Planck Institute for Demographic Research, i cili duke kritikuar kërcënimin dhe nënvizuar zbulimet e së shkuarës, arrin ti shtojë këtij limiti akoma edhe dhjetë vite të tjera jetë.


Jeanne Calment – Jeanne Calment është sot njeriu më jetëgjatë në absolut, pasi ka vdekur në vitin 1997 në moshën 112-vjeçare. Njeriu që jeton akoma (gjithnjë grua), më i vjetër në botë është në të vërtetë një italiane, Emma Martina Luigia Morano, e cila ka mbushur 116 vjeçe. Pa dyshim që bota është në progres të vazhdueshëm dhe skenarët e së ardhmes janë  nga më të çuditshmet. Por sipas ekspertëve, për të shkuar përtej këtij kufiri anagrafik, do të ishte i nevojshëm ndryshimi i tërë pasurisë gjenetike të njeriut.


E.A.


9 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)