Ish-rokeri i grupit Led Zeppelin, Jimmy Page, ka zbuluar se ai planifikon të zhvillojë një turne në vitin e ardhshëm, qoftë me ose pa anëtarët tjerë të bendit.

Kitaristi legjendar ka një varg këngësh të reja të shkruara dhe planifikon të lëshojë edhe një album krahas turneut në vitin që vjen.

“Tash jemi në ritmin e Krishtlindjeve, por në vitin e ardhshëm synoj të bëj muzikë live dhe të shfaqem në skenë. E kam muzikën që pret dhe këtë edhe do të bëj. Kanë kaluar dy vite që nga paraqitja në O2 (me Led Zeppelin), andaj është koha ta bëjmë sërish këtë”, ka thënë rokeri.