permbytjeNga Mentor Kikia


Norma e fitimit të kompanive të sigurimnit për vitin e kaluar ka qenë vetëm 3%.


Rritja natyrale e konsumit është e vogël. Demografët thonë se tendenca do të vazhdojë në rënie.


Pjesa vitale e shoqërië po tkurret, si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe largimit të rinisë, e po rritet numri i atyre që kërkojnë më pak ushqim e rroba dhe më shumë ilaçe.


Por oligarkët e sigurimeve nuk pranojnë të fitojnë më pak.


Ata kanë krijuar trustin, për të mos lejuar askënd të falimentojë.


Për këtë arsye qeveria dhe parlamenti i mbështet të rrisin çmimin çdo vit për shërbime që as ofrohen fare.


Tashmë një ligj i ri po përgatitet ti detyrojë shqiptarët të paguajnë edhe sigurimin e banesës kundër fatkeqësive natyrore.


Një çmim unik për të gjithë(50 Euro bëhet e ditur paraprakisht), si ata që ka ndërtuar në shtratin e lumit edhe atë që ka ndërtuar në zonë normale.


Shtresa më e varfër e popullsisë, do të dëtyrohet të paguajë çdo vit pagën e dy muajve të ndihmës ekonomike për të siguruar shtëpinë.


Sa siguri do të ofrojë kjo?


Ky është një muhabet krejt tjetër, pasi në cdo vend janë qeveritë që shkunden në raste tërmetesh e përmbytjesh masive.


Unë personalisht do ta paguajë me qejf, edhe pesëfish atë cmim nëse paratë do ti shkonin shtetit dhe të kisha më shumë siguri.


Por jo për të rritur fitimet e oligarkëve që jetojnë në lagjet më të pasura të Vjenës dhe këtu kanë stallat e magazinat ku vjelin fitimet.