Ministrit pa portofol në Qeverinë e Serbisë të ngarkuar me Kosovë, Aleksandar Vulin do t’i ndalohet nesër hyrja në Kosovë, bën të ditur Tanjug i thirrur në disa burime në Prishtinë.
Këtë informatë Tanjugut ia kanë konfirmuar në EULEX, si dhe në Qeverinë e Kosovës.
Siç ishte paralajmëruar më herët nga Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, Vulin nesër do duhej që me ministrin e Energjetikës të Serbisë, Zoran Mihajloviqin të vizitonte “ndërmarrjet publike energjetike” dhe “vetëqeverisjet lokale në Kosovë”.