Të shtunën dhe të dielën pritet një ulje e ndjeshme e temperaturave, ku në disa zona parashikohen edhe reshje dëbore.


Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të pësojnë rënie. Më konkretisht, ato pritet të arrijnë:


në bregdet: 0 / 9 °C; në vendet e ulëta: -1 / 7 °C; në vendet malore: -8 / 2 °C


Temperaturat janë ulur sot me 3 gradë edhe gjatë mesditës, rënie e cila do të vijojë dhe nesër me të paktën 7 gradë nën zero, ku minimumi pritet -10 zonat malore në mëngjes dhe mesdita deri në 11 gradë.


Ulja do të vijojë deri ditën e hënë, ku pritet rritje e temperaturave, sidomos në mesditë deri 14 gradë.


Priten reshje shiu dhe dëborë sot kryesisht në zonat malore, ndërsa nesër reshjet do jenë kryesisht dëbore. Do të kemi flokë dëbore në pjesën më të madhe të territorit.


Gazeta Shqip