Personat e infektuar me koronavirus në Shqipëri, që janë aktive, me ose pa simptoma, janë nën kujdesin e mjekëve të familjes.


mjek familje infektiv covid


Sipas shifrave zyrtare, në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ka publikuar disa foto në Facebook, thotë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, “722 qytetarë te prekur nga virusi i rrezikshëm janë ndjekur nga mjekët e familjes në të gjithë vendin”.


POSTIMI I PLOTE


Përveç punës së jashtëzakonshme që po bëhet në spitalin infektiv, rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga SARS-COV2 ka angazhuar akoma më shumë rreth 1600 mjekë familje në të gjithë vendin që ndjekin sipas protokollit, pacientët me simptoma të lehta në kushte shtëpie.


Gjatë 24 orëve të fundit, 722 qytetarë te prekur nga virusi i rrezikshëm janë ndjekur nga mjekët e familjes në të gjithë vendin.


#RespektoniRregullat

#VendosMaskën

#MbajDistancën 1.5 metër

#RuajHigjienën

Të frenojmë përhapjen e #COVID19


mjek familje koronavirus infektiv1 mjek familje koronavirus infektiv2 mjek familje koronavirus infektiv3 mjek familje koronavirus infektiv4