Më 5 qershor në Tiranë, një mbrëmje rroku me këngëtarin amerikan Turner dhe kitaristin e "Scorpions" Uli Jon Roth. Për të rinjtë muzikë dance dhe pop me "Planet funk" dhe "One Republic"





Edicioni i dytë i festivalit "Rock in Tirana" vjen më i pasur këtë vit. Ai hapet më 5 qershor në stadiumin "Qemal Stafa" me një mbrëmje kushtuar muzikës rrok dhe moshave 30-50 vjeç. I ftuar special në këtë natë është kitaristi legjendar i "Scorpions" Uli Jon Roth me bandën e tij dhe këngëtari i grupit "Rainbow", Joe Lynn Turner.





Koncertin fillon në orën 20.00 me bandën e Uli Jon Roth dhe në orën 21.00, publikut i jepet mundësia të shijojë "live" Joe Lynn Turner.





Natën e dytë, më 8 qershor, po në stadiumin "Qemal Stafa" për të rinjtë vjen "Planet funk" me muzikë elektronike dhe dance dhe grupi "One Republic", me muzikë pop rrok. Koncerti hapet në orën 20.00 me interpretimin e këngëtares Besa Kokëdhima dhe mbaron më 20:45. Për më shumë se një orë do të performojnë "Planet funk" dhe nga ora 22:30 deri në 23:45 skena është për "One Republic".





Repertori për atë natë i të shumëpriturit Joe Lynn Turner përfshin të gjitha hitet e grupit "Rainbow", që nga koha e e Ronnie James Dio edhe Graham Bonnett, deri tek albumi i fundit me Doogie White.





Turner ka mbi supe një karrierë 30-vjeçare dhe gjatë kësaj kohe ka prodhuar mbi

60 albume. Joe Lynn Turner "JLT" është një rrokstar i suksesshëm falë zërit të ndjeshëm dhe shprehës. Ai ka ndërruar shumë grupe me emër gjatë karrierës së tij si "Deep Purple", "Fandango", "Yngwie Malmsteen's Rising Force", "Over the Rainbow" etj.





Turner u lind më 2 gusht 1951 në Hackensack, Neë Jersey (SHBA). E filloi qysh herët me fizarmonikën, por shpejt u rrëmbye pas kitarës dhe në adoleshent arriti të bëhej një kitarist i shkëlqyer.





Bashkëpunimi i tij i parë ka qenë me bandën "Filet of Soul", ku bashkëpunoi me këngëtaren JT Taylor. Banda e parë që themeloi mban emrin "Ezra", të cilën e krijoi ende pa mbaruar shkollën e mesme, i ndikuar nga këngëtarët dhe instrumentistët që ai pëlqente si Jimi Hendrix, "Free" dhe "Deep Purple".





Suksesi i parë erdhi më 1976, me grupin "Fandango", një bandë që ai e përshkruante si "fluturim muzikor mes R&B, pop, country, jazz and melodic rock".





Turner këndoi dhe luajti me kitarë në të katër albumet e grupit "Fandango". Ata u bashkuan në turne me artistë të shumte si: The Allman Brothers, The Marshall Tucker Band, The Beach Boys dhe Billy Joel.





Pas ndarjes nga "Fandango", JLT merr një telefonatë nga kitaristi legjendar Ritchie Blackmore. Surpriza më e madhe deri në atë kohë. Kohë më parë, Turner kishte marrë pjesë në një audicion ku Blackmore ishte i pranishëm.





Atij i kishte bërë aq shumë përshtypje djaloshi saqë menjëherë e kishte shënuar në listën e tij të pritjes. Në atë kohë, Blackmore ishte shkëputur nga "Deep Purple" dhe kishte formuar "The Rainbow". Vitet e adoleshencës, Joe Turner i kaloi me muzikën e "Deep Purple" dhe i admironte ata. Kurse tani interpretonte përkrah dy legjendave të atij grupi, Blackmore dhe Roger Glover.





"Rainbow" ishte mjaft i njohur në Evropë dhe Japoni, por s'e kishte të njëjtin fat edhe në SHBA. Joe Turner menjëherë dha një kontribut të madh dhe e ngriti nivelin e grupit. Hite të rrokut si: "I Surrender", "Can't Happen Here", "Jealous Lover", "Death Alley Driver", "Street of Dreams" dhe "Can't Let You Go" kapën majat e klasifikimeve në të gjithë botën. Në 1984, Blackmore u bashkua sërish me "Deep Purple".





Në këtë kohë, Joe ishte i lirë për të punuar albumin e tij të parë solo "Rescue You".





Turner bashkëpunoi me artistë të njohur si: Billy Joel, Cher, Michael Bolton, Mick Jones (Foreigner), John Ëaite. Në 1987, Joe Lynn Turner iu bashkua "Yngwie Malsteen's Rising Force". Albumi i tyre "Odyssey" shenjoi pikën më të lartë të suksesit komercial për Malmsteen.

Në dimrin e 1989-ës, Ritchie Blackmore dhe "Deep Purple" kishin shpallur një

audicion për të gjetur një këngëtar që të zëvendësonte Ian Gillan-in.





Turner mori pjesë dhe shpjet u bë pjesë e grupit që e kish admiruar në adoleshencën e tij. Me ata ai krijoi albumin "Slaves and Masters" dhe filloi një turne botëror.





Pas rikthimit të "Deep Purple" në rekordet e dikurshme, JLT shkëputet për të nisur të tjera aventura suksesi. Ai nis një tur bashkëpunimesh me Ozzy Osbourne, Jeff Ëatson, Billy Idol, Dio, Bon Jovi, Steve Vai, Glenn Hughes. Rikthehet sërish solo me CD "Band JLT A Star"!

Turner vazhdon të jetë një artist që di t'i ofrojë publikut rryma të ndryshme. Kurrë nuk i provoi mundësitë dhe përvojat e tij në lloje të tjera të muzikës hard rock përveç, sëeet rock-ut.





Një dëshmi që JLT ende sot është një nga korifejtë aktiv të rock-ut është formimi i "Over the Rainbow" me ish muzikantë si Rainbow Toni Carey, Bobby Rondinelli dhe Greg Smith. Më vonë edhe Blackmore u bë pjesë e grupit. Që prej dy vitesh kjo bandë po rikthen lavdinë e "Rainbow"-it në arenat e rock-ut.





"Rock in Tirana" e ka herën e dytë që organizon koncerte të tilla. Vitin e kaluar në Tiranë erdhën: grupi gjerman "Reamonn", këngëtarja australiane Gabriela Cilmi dhe ajo italiane Giusy Ferreri.