ANGLI - Mbrojtësi anglez i Chelseat, John Terry, ka njoftuar se nuk do të luaj më me kombëtaren e Anglisë. Ish- kapiteni i Tre Luanëve mendon se Federata Angleze e Futbollit ia ka vështirësuar punët që të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e përfaqësueses.

“Mendoj se FA e ka bërë të papërshtatshme pozitën time me ekipin kombëtar”.

“Që fëmijë kam ëndërruar ta përfaqësoj dhe të jem kapiten i vendit tim dhe ka qenë një nder i madh”.

“Gjithmonë kam dhënë maksimumin dhe më thyhet zemra që e marr këtë vendim. I urojë Royt dhe ekipit shumë sukses në të ardhmen”, citon Eurosport.

31-vjeçari ka regjistruar 78 paraqitje me përfaqësuesen e Anglisë që nga viti 2003. 

(a.k/tg/BalkanWeb)