Aktorja Angelina Jolie së shpejti do të heqë dorë nga aktrimi. 

Këtë deklaratë Jolie e ka bërë për revistën “Du Jour”, ku është shprehur se dëshiron të angazhohet më tepër në prodhimin e filmave.Gjithashtu ka theksuar se nuk i ka pëlqyer kurrë të rri para kamerës. “Nuk kam qenë kurrë e përshtatshme si aktore. 

Nuk kam menduar kurrë që mund të jem regjisore, por shpresoj që jam në gjendje ta bëj. Do filloj karrierë të re dhe ndihem shumë e lumtur,”- është shprehur aktorja e njohur hollivudiane. 

(a.n/BalkanWeb)