AFRIKE-Grupi militant Boko-Haram i cili i ka rrëmbyer më shumë se 200 vajza të shkollës së mesme në Nigeri, nuk është vetëm kërcënim lokal, por është Al-Kaida e Afrikës Perëndimore, ka thënë sot presidenti nigerian Goodluck Jonathan.

“Boko Haram nuk është më vetëm grup terrorist lokal, ajo është duke vepriuar në mënyrë të njëjtë si Al-Kaida, pra kjo është Al-Kaida e Afrikës Perënimore”, ka thënë Jonathan gjatë një konference të mbajtur në Paris me udhëheqësit e Afrikës Perëndimore.

Presidenti nigerian e ka anuluar vizitën e paraparë në qytetin Çibok, qytet në të cilin janë rrëmbyer vajzat një muaj më parë.

“Ajo që na intereson tashmë, është që ti gjejmë vajzat. Vajzat nuk janë në Çibok”, tha udhëheqësi nigerian teksa e ka asyetuar anulimin e vizitës së tij në Çibok. “Unë do ta vizitoj qytetin Çibok”, ka thënë ai pa e specifikuar datën se kur.

Ai, i ka hedhur poshtë zërat kritikë të cilët kanë thënë se përgjigjja e autoriteteve nigeriane pas rrëmbimit të vajzave, ka qenë e ngadalshme. “Siç edhe do ta shihni, ushtria nigeriane do të përballet me ta. Përfundimisht ne do ti mundim ata”, ka thënë Jonathan.

(a.n/Rel/BalkanWeb)