jozefina

Ish krye parlamentarja Jozefina Topalli foli për maturantët, ndërsa bëri një paralelizëm me atë që po ndodh këto ditë në Shqipëri dhe situatën e viteve të komunizmit kur vetë Topallit iu mohua e drejta e studimit për shkak të biografisë ndërsa ajo e kujton kështu atë moment: "Kurrë nuk kam qa sesa ditën që më ndërprenë ëndrrën time për shkollim. Mua më vjen mirë që juve nuk ua kanë bërë një gjë të tillë se nuk ia uroj askujt". Më pas Topalli vijoi duke iu drejtuar Ramës se: "Nuk jam dakord që Lindita Nikolla të japë dorëheqjen, dorëheqjen duhet ta jepni. Reforma në arsim është e dështuar sepse është bazuar në klientelizëm. Sot ju dilni e flisni sikur asgjë s'ka ndodhur. Kurrë më parë 18 vjecarë në këto 25 vjet nuk kanë protestuar në këtë mënyrë". Por ama Topalli rezervoi edhe një thirrje për ministrin e arsimit: "Lindita është më mirë që të ikësh dhe të marrësh përgjegjësitë që ke sot e gjithë ditën". Por duket se reagimi i Topallit i ka djegur jo pak kryeministrit i cili me një analizë logjikën e të cilës vetëm ai mund ta kuptojë u shfajësua kështu: "Jozefinë pretendoj nga ty të më thuash një gjë. Po sikur vajza që sot ti e more në krah mesataren ta ketë 9.18 dhe të gjithë ata ta kenë mbi 9.18 ca do bësh. Ç'farë bën ti Jozefinë që tua zbusësh trishtimin? U referohesh listave dhe procedurave që thonë të vërtetën. Kjo është një reformë që për herë të parë që po implentohet ju bëni politikë duke gjetur viktima"- deklaroi Rama. Edhe njëherë Rama nuk arriti të shpjegojë se çfarë do të bëjnë të rinjtë që kanë ngel rrugëve e pa shkollë pasi halli më i madh i tij ishte të sulmonte portalin "Jetaoshqef", tha Topalli.