Regjisori spanjoll Juanma Bajo Ulloa eshte i pranishem sot ne Qendren e Kultures, Medias dhe Botimeve te Mbrojtjes, ne diten e trete te Festivalit Nderkombetar te Filmit. Ne oren 11.00 ai eshte perballe studenteve te Akademise se Arteve dhe neser me studentet e Marubit, per nje trajnim mbi menyren si realizohet nje film





TIFF shfaq dy filma te Ulloas, "Airbag" (1996), sonte, ora 21.30, dhe "La madre muerta" (1993), me 17 dhjetor, ora 19.00. Me kete film, Ulloa ka marre çmimin e regjise ne Festivalin Nderkombetar ne Monreal.





Ne diten e trete TIFF 2010, projeksionet e mengjesit fillojne me konkurrimin e 8 filmave te ne kategorine e filmit te shkurter.





Menjehere pas tyre, shfaqje nga programi special i filmit te artistit pamor shqiptar qe jeton dhe krijon ne Itali, Adrian Paci. Hera e pare per Pacin ne nje festival filmi ne Shqiperi. Artisti qe punon ne disa mediume te artit pamor, duke krijuar nje pervoje ne xhirimin e puneve te tij videove, ka filluar te punoje edhe ne gjinine e filmit.





"Electric Blue" eshte nje nga ato. Filmi eshte prezantuar tashme ne ekspoziten e tij personale, qershor-gusht 2010 ne Zvicer. "Electric Blue" u krijua posaçerisht per ekspoziten ne Kunsthaus ne Zyrih. Ështe titulli i nje seriali televiziv erotik prej atij qe ka qene kanali shteteror i Jugosllavise, nje nga pak zbavitjet e mundshme ne komunizem.





Vepra, prodhuar ne bashkepunim me Kunsthaus Graz, eshte realizuar ne qytetin e lindjes se Pacit, Shkoder. Kete vend ai e ka perdorur me pare per prodhimin e videos "Turn on", e cila u shfaq me 2005 ne Bienalen e Venecias.





Te "Electric Blue" ai tregon historine e nje burri qe perpiqet te fitoje diçka per te mbajtur familjen nderkohe qe vendi kishte hyre ne kolaps ne prag te renies se komunizmit, me 1990. Por videoja, 15 minuta e gjate, eshte me shume se nje dokument historik.





Ajo merret me tema te rendesishme per njeriun: me deshtimin dhe pasojat e luftes dhe shkaterrimit social tek njerezit; me deshiren per t'i shpetuar varferise; me dashurine, seksin dhe pasionin. Paci krijon imazhe te mrekullueshme dhe mbreselenese te "Gjendjes njerezore" qe nguliten ne kujtesen e shikuesit.





Programi i mesdites vazhdon me konkurrimin e 8 filmave te shkurter, nder ta nje film nga Kosova, "Muri" i Gazmend Neles.





Nga gara e filmit te gjate artistik shfaqen, ora 17.00-20.00, shfaqen "Kur zverdhen limonet" me regji te Mohammadreza Vatandoust, "Europolis" i Cornel Gheorghita dhe "Matane rruges" i Ylli Çitakut.