Mbrojtësi lacian Julian Brahja firmosi për 17-herë kampionët e Shqipërisë, duke qenë blerja e tretë për Dinamon. Mbrojtësi i djathtë ka luajtur më parë me Elbasanin, Besëlidhjen, Teutën, Kastriotin e Lacin.
27-vjecari Brahja ka qenë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, kur ky i fundit drejtonte Elbasanin në sezonin 2005-2006.
Për Dinamon gjatë merkatos verore kanë nënshkruar edhe dy Elvisët: portieri elbasanas Kotorri dhe mbrojtësi tiranas Sina.
Aventura e parë e Julian Brahjas me Dinamon nis në kualifikueset e Ligës së Kampioneve.