Nuk kanë të ndalur skenat epike të Presidentit të KE-së, Jean Claude Juncker në samitet e BE-së, teksa shpesh është akuzuar se ka shkuar i dehur në takimet me liderët e unionit.


Në samitin që u zhvillua ditën e djeshme, Juncker ka lënë nam, duke u bërë kryefjalë e mediave me gjestet e tij. Ai dukej mjaft i afërt me femrat që e takuan, por e teproi me nënkryetaren e protokollit të BE-së, Pernilla Sjölin.


 




Para se ta puthte në faqe dhe të bënte komentet e tij të zakonshme, kreu i KE-së çuditërisht luajti me flokët e saj.


Mbetet e paqartë pse Juncker e kapi prej flokëve bionden Sjölin, por vetë ajo dhe komentuesit në rrjetet sociale kanë mbetur të habitur nga gjesti i tij.


Në Twitter, shumë kanë nxituar ta krahasojnë Juncker me xhaxhain karagjoz që mundohemi ta fshehim nga të tjerët sepse gjithmonë do të na turpërojë.


16 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)