Opozita e re dhe deputeti i LSI Ralf Gjoni ishin dy shënjestrat e kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës që ai mbajti sot në foltoren e Kuvendit. Kreu i qeverisë përdori bojën për të ironizuar Gjonin, teksa e ngushëlloi duke i kujtuar se të dy janë viktima të një akti të tillë.


Replika e Ramës me ish-këshilltarin e Ilir Metës, erdhi pasi ky i fundit u mbështet tek deklaratat e Presidentit mbi juntën ushtarake për të argumentuar idenë e tij se shteti zyrtarisht ka rënë.


Kërkoni të shtyni afatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore në një kohë kur shteti ka rënë. Presidenti ju konsideron juntë ushtarake. Sot partia më e madhe opozitare në kuvend është LSI, tha Gjoni.


Ndërkohë Rama ju përgjigj me ironi, duke mos anashkaluar edhe thumbin për PD dhe Myslim Murrizin.


Ralf për sa të përket ty, unë me ty kam një ndjenjë solidariteti se jemi të dy viktima të shoqatës për mbrojtjen nga boja. Ti pate fatin se more bojë të bukur, të kuqe, që  për fat të keq është e vetmja bojë që përdor doktoresha e shkencave horoskopike se thonë që filxhani shihet më mirë kur i hudhet pak e kuqe se ngrihen shejtanët përpjetë dhe sheh kush është shejtani më i madh. Unë e mora të zezë sepse është boja e partisë e Myslymit e zezë dhe ata shohin bardh e zi dhe zi e bardh, u shpreh shefi i qeverisë.


Më tej, Rama e ktheu lojën nga Presidenca, duke i thënë Ralf Gjonit se nuk ka pse shqetësohet për shëndetin e ilir Metës, pasi junta ushtarake i uroi shëndet duke iu referuar ceremonisë së NATO-s, ku edhe shtrënguan duart së bashku.


Ralf mos u shqetëso për shëndetin e presidentit. Junta i uroi shëndet paç Zotit president në kor mu në bulevard, presidenti u lehtësua nga ajo barrë. Shih pjesën tate të presidentit kur presidentit të thotë ilegjitim mos u merr me kë ishim ne në krevat por pse ta thotë ai ty, deklaroi Rama.