Juventusi dhe Napoli nuk dinë të ndalen në këtë sezon në Serie A. Edhe pse java e pestë i kishte vënë përballë kundërshtarëve relativisht të vështirë, sërish këto dy skuadra kanë triumfuar.


Kampionëve në fuqi të Italisë i ka mjaftuar një gol nga kroati Mandzukic në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Fiorentinës, për të marrë 3 pikët e radhës.


Ndërsa Napoli e ka përmbysur Lazion në vetëm 5 minuta në Olimpico. Vendasit kaluan në avantazh në pjesën e parë me De Vrij, ndërsa në 45 minutat e dyta, ishte Napoli që dominoi totalisht duke shënuar 4 gola. Koulibaly barazoi në të 54-ën, dy minuta më vonë Callejon kaloi në avantazh, ndërsa Mertens shënoi edhe golin e tretë në minutën e 59. Në minutat e shtesës, Jorginho vulosi suksesin e skuadrës së drejtuar nga Sarri në 1-4.


Me dy 11-metërsha, Milani ka mundur Spalin në San Siro. Në pjesën e parë ishte Rodriguez që mposhti portierin e Spal nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e 61, Kessie, po me penallti, dyfishoi shifrat.


Një fitore të thellë arriti Atalanta, duke triumfuar në fushën e saj 5-1 ndaj Crotones.