Juventusi ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Genoas, në ndeshjen e fundit të javës së 21-të të Serisë A dhe ka marrë 3-pikëshin aq të vlefshëm në garën për titullin kampion.


Ka mjaftuar një gol i Douglas Costës në pjesën e parë, që bardhezinjtë të ruajnë hapin e Napolit, në pritje të ndonjë gabimi të skuadrës së Sarrit, për të marrë kreun e renditjes.


Skuadra e Allegrit dominoi takimin ndaj kuqebluve, por nuk arriti të shënojë më shumë se një herë, ndërsa vlen të veçohet agjërimi prej më tepër se një muaji i Gonzalo Higuainit.


22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)