Çfarë është barazimi në futboll, si rezultat?


Një gjë është e sigurt, mos pyet Juventusin. Bardhezinjtë nuk firmosin një X në kampionat prej 36 ndeshjesh gjatë 12 muajve të fundit. Kështu, nuk do të gjeni në skenën europiane.


Ndeshja e fundit, e luajtur nga Madame, e cila përfundoi pa fitues apo humbës, daton më 19 shkurt 2016, kur ekipi i Allegrit barazoi 0-0 në fushën e Bolonjës.


Prej atëherë e tutje, Juventusi ka 31 fitore dhe 5 humbje.


Nëse të premten, kundër Palermos, tradita vazhdon, Juve do të bëhet klubi i dytë evropian i të gjitha kohërave, pa barazim në kaq ndeshje radhazi.


Rekordin e mban Aston Villa, që nga janari 1891 deri në dhjetor 1892, kur nuk barazoi asnjëherë në jo më pak se 51 ndeshje njëra pas tjetrës.


Tani për tani, në këtë drejtim, vendin e dytë e mban Osasuna, e cila ka regjistruar 36 ndeshje radhazi pa barazuar, më shumë se gjysmë shekulli më parë.


Ajo do ta arrijë këtë kufi Juventusi?


Ka shumë të ngjarë