Klubi i Juventusit ka njoftuar edhe zyrtarisht arritjen e akordit për të transferuar mesfushorin uellsian Aron Ramsey në Torino, duke filluar nga 1 korriku i këtij viti.


Ndonëse prej kohësh ishte pranuar arritja e marrëveshjes, sot klubi bardhezi ka njoftuar se ka arritur një akord me futbollistin, pasi palët kanë nënshkruar një kontratë bashkëpunimi për 4 vitet e ardhshme.


Futbollisti uellsian do të përfitojë një pagë vërtetë të majme në Torino, rreth 450 mijë euro bruto në javë, ose pak më tepër se 7 milionë euro neto në vit, duke u shndërruar në futbollistin britanik më të paguar.


Gazeta Shqip