TIRAN - Komisioneri i Keshillit te Europes per te drejtat Njerezore Thomas Hammarberg kerkoi dje nga mazhoranca qe te mos sulmoje Prokurorine por te bashkepunoje me te per hetimin e 21 janarit. Hammarberg vizitoi pak dite me pare Tiranen ku zhvilloi takime me kreret e shtetit dhe ne perfundim te tyre perpiloi edhe nje raport konkret ku i jepet mbeshtetja maksimale Prokurorise se Pergjithshme.




Per shkeljet e te drejtave njerezore ne 21 janar duhet nje hetim teresor i paanshem dhe i besueshem. shte e domosdoshme qe personat pergjegjes per aktet e dhunshme te japin llogari per to si per te vendosur drejtesine ashtu edhe per te parandaluar dhunen ne demonstratat apo protestat politike ne te ardhmen - tha Hammarberg.




Ai shprehu keqardhjen se ka pasur deklarata politike me kritika kunder Prokurores se Pergjithshme ndonese grupimet politike i deklaruan se Prokuroria e Pergjithshme eshte organi pergjegjes per hetimet. Polarizimi i skajshem politik e ben vecanerisht te veshtire dhe delikate detyren e Prokurorise se Pergjithshme - theksoi ai. - Ndaj eshte e rendesishme qe gjithsecili te shmange nderhyrjet ne hetimet e nisura dhe qe autoritetet perkatese duke perfshire dhe policine te bashkepunojne ne menyre te plote dhe ne kohen e duhur me prokurorine.




Sipas komisionerit europian Hammarberg ndihma teknike e Shteteve te Bashkuara per Prokurorine e Pergjithshme ka nje vlere te konsiderueshme. Ai propozoi qe komuniteti nderkombetar te vazhdoje tu pergjigjet pozitivisht kerkesave te tilla.