Komisioni Evropian ka kerkuar nga politikanet ne Maqedoni qe zgjedhjet e parakohshme, te cilat do te mbahen me 1 qershor, te jene te ndershme dhe demokratike. Partite politike jane deklaruar pro mbajtjes se zgjedhjeve te lira dhe demokratike, por ne zgjedhjet e meparshme ka pasur parregullsi te ndryshme. Komisioni Evropian thote se pret qe zgjedhjet e 1 qershorit ne Maqedoni te jene te ndershme dhe demokratike. Po ashtu, Komisioni pret qe gjate fushates zgjedhore shprehen synimet evropiane te ketij vendi, ndersa menjehere pas zgjedhjeve te formohet qeveria demokratike e cila do te vazhdoje me realizimin e reformave te domosdoshme qe do ta afrojne Maqedonine drejt BE-se Shumica e partive politike tashme ne menyre deklarative jane prononcuar se do te angazhohen qe zgjedhjet te jene te lira dhe demokratike.


Edhe perfaqesuesit e partive politike shqiptare pohojne se do te angazhohen qe zgjedhjet te jene te lira dhe te qeta. "Ne si parti do ta japim kontributin maksimal qe kjo fushate te jete e qete, sepse populli shqiptar e meriton qetesine, populli shqiptar meriton te jete i sigurt ne vendin e vet", u shpreh kryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptar, Bardhyl Mahmuti, i cili forcen e vet politike do ta mase per here te pare ne keto zgjedhje. Po ashtu, edhe Bashkimi Demokratik per Integrim (BDI), partia kryesore shqiptare e opozites, thote se do te angazhohet qe zgjedhjet e 1 qershorit te kalojne te qeta. "Ne presim qe partite politike te demonstrojne nje pjekuri demokratike, te demonstrojne nje maturi ne fjalorin politik", deklaroi Ermira Mehmeti, zedhenese e BDI, duke nenvizuar se, "ne presim qe partite politike te demonstrojne nje pjekuri demokratike, te demonstrojne nje maturi ne fjalorin politik".


Edhe ne prag te zgjedhjeve te kaluara, qofshin ato parlamentare apo lokale, partite politike ne Maqedoni kane firmosur marreveshje te ketilla, por gjate procesit te votimit ka pasur parregullsi, sidomos ne mjediset e banuara me shqiptare. Fushata zgjedhore fillon me 11 maj. Keto jane zgjedhjet e gjashta te radhes, pas pavaresise se Maqedonise, ndersa te parat si te parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme ne Maqedoni do te zhvillohen me date 1 qershor, pas kerkeses se partive pjesemarrese ne qeveri drejtuar Parlamentit per nevojen e zhvillimit te ketyre zgjedhjeve.