Ne raportin e pervitshem i cili u publikua sot KPT-ja deklaron se kupton deshiren e autoriteteve kombetare per te siguruar zbatimin e ligjit nga zyrtaret me menyra qe i mundeson ata te japin nje pergjigje me graduale situatave te rrezikshme. Komiteti eshte ne dijeni se mbajtja armeve me pak vdekjeprurese sic jane EDW mund qe ne disa raste te jejoje mosperdorimin e armeve te zjarrit. Megjithate ai thekson se keto arme mund te shkaktojne dhimbje akute dhe jane te hapura ndaj abuzimit.

Eumlshte duke u bere gjithnje e me teper e zakonshme per oficeret e policise dhe zyrtare te tjere te zbatimit te ligjit te lejohen me arme me shkarkese elektrike dhe keto arme po perdoren gjithnje e me shume gjate arrestimeve. Autoritetet duhet te sigurojne qe perdorimi i tyre te jete ne menyre strikte dhe qe ato te perdoren vetem kur eshte me te vertete e nevojshme tha Mauro Palma Presidenti i KPT.

Ne pikepamjen e Komitetit perdorimi I EDW-ve duhet te kufizohet ne situata kur ka nje kercenim imediat real per jeten dhe rrezik per demtime serioze. Eumlshte e papranueshme te perdoren vetem me qellimin e sigurimit te perputhshmerise me nje urdher. Per me tej perdorimi i tyre duhet te autorizohet vetem kur metoda me pak te dhunshme - sic jane negociata dhe bindja apo teknikat e kontrollit me dore - kane deshtuar apo jane te papraktikueshme dhe kur eshte e vetmja alternative per metoda te tjera qe paraqesin risk te madh per vdekje apo demtim. Komiteti thekson gjithashtu rendesine e trajnimit te pershtatshem te zyrtareve publike qe mund te perdorin EDW.

Komiteti shpreh rezerva te medha per perdorimin e EDW ne burgje apo godina te mbyllura te psikiatrise. Vetem ne rrethana shume te rralla sic eshte situata e pengmarrjes mund te justifikohet perdorimi i tyre ne keto vende. KPT- ja ben gjithashtu te qarte se kundeshton perdorimin e rripave elektrike per te kontrolluar levizjen e personave te burgosur si brenda apo jashte vendeve te privimit te lirise.

Keto pajisje jane nga natyra e tyre degraduese per personin te cilit i aplikohet dhe qellimi i keqperdorimit eshte ne vecanti i larte.

KPT deklaron se perpara se EDW te ishin te disponueshme ato duhet te kalojne nga nje procedure e autorizimit teknik dhe ato duhet te pajisen me pajisje te vogla memorieje qe mund te mbledhin informacionin mbi perdorimin e tyre duke mundesuar mbikeqyrjen nga autoritetet kompetente.

Gjate periudhes se mbuluar nga raporti i saj vjetor i 20-te mes Gushtit 2009 dhe Korrikut 2010- KPT kreu 20 vizita per te ekzaminuar kushtet e burgimit ne nje radhe te gjere te institucioneve neper Evrope.

Gjate vizitave periodike KPT-ja po i kushton nje rendesi ne rritje kushteve te kujdesit social per te paaftit mendor dhe fizike dhe trajtimin e personave nen legjislacion e huaj. Vizitat ad hoc te KPT-se merren me nje seri ceshtjesh qe variojne nga izolimi dhe kastrimi kirurgjikal te pretendimet e ekzistences se vendeve te burgosjes sekrete.


2010-10-26 1607