KEDS Akademia është iniciativë e KEDS për zgjidhje efektive të problemeve me të cilat ballafaqohen studentët e talentuar në Kosovë, duke ofruar njohuri praktike dhe ekspertizë përmes trajnimeve dhe programeve të praktikës. Programi ka për qëllim zvogëlimin e nivelit të papunësisë në Kosovë duke ofruar mundësi për punësim afatgjatë në KEDS për pjesëmarrësit në program.




Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka themeluar akademinë me qëllim të përkrahjes së studentëve vendorë të fushës së inxhinierisë elektrike në zhvillim të mëtutjeshëm akademik dhe profesional. Për më shumë, Akademia ka për qëllim përkrahjen e iniciativave lokale që promovojnë jetesë në mjedis të pastër dhe ruajtjen e energjisë.




“Akademia e KEDS është iniciativë e KEDS për zgjidhje efektive të problemeve që studentët e talentuar kanë në Kosovë duke ofruar njohuri praktike dhe ekspertizë përmes trajnimeve dhe programeve të internshipit. Programi ka për qëllim zvogëlimin e papunësisë në Kosovë duke ofruar mundësi të punësimit afatgjatë në KEDS për pjesëmarrësit”, thotë Z. Mesut Serhat Dinc, Anëtarë i Bordit Ekzekutiv në KEDS.




Akademia e KEDS ka pranuar numrin e përgjithshëm prej 50 studentëve për program një-vjeçar në Kosovë, 20 nga të cilët janë student të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike të Universitetit të Prishtinës dhe 30 janë studentë të shkollave të mesme teknike në Kosovë.




“Programi gjashtë mujor i trajnimeve i ofruar nga ekspertë të KEDS dhe të Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës të Universitetit Bogazici në Turqi, programi 6 mujor i punës praktike në KEDS dhe përfundimisht kontrata për punësim të përkohshëm në KEDS me mundësi të shëndrrimit në kontratë permanente, do të pajisë talentët e rinj dhe ekspertët e ardhshëm të energjisë në Kosova me njohuri dhe ekspertizë për të qenë pjesë e tregut të energjisë në Kosovë”, konfirmon z. Dinc.




KEDS ka alokuar buxhetin e përgjithshëm prej 150,000 Euro për Akademinë për vitin 2014. “Besojmë që ky investim i KEDS do të ndihmojë në zbulimin e talentëve të rinj dhe në punësimin e tyre në KEDS ose institucione tjera të ngjajshme. Shuma mund të ndryshojë varësisht nga nevojat, vlerësimi dhe monitorimi i zhvillimeve në Akademi”, spjegon z. Dinc.




Projekti implementohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, Universitetin Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe me universitetin më prestigjioz në Turqi dhe të listuar në top 200 universitetet botërore – Universitetin Bogazici.




Trajnimet e ofruara nga Universiteti Bogazici përmes Qendrës për mësim gjatë gjithë jetës, janë të njohura ndërkombëtarisht rrjedhimisht certifikatat që pjesëmarrësit pranojnë janë të njohura dhe të akredituara ndërkombëtarisht.




“Akademia do të shërbejë si platformë për shkëmbim akademik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë me qëllim të avansimit të planprogrameve lokale dhe të shkëmbimit të njohurive. Turqia ka avansuar në sektorin e energjisë dhe në sektorin e arsimit andaj shkëmbimi i tillë është i një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe për studentët”, konfirmon z. Dinc, anëtarë i Bordit Ekzekutiv të KEDS.




Përveç ligjëratave në formë klasike, internshipeve dhe vizitave në KEDS, pjesëmarrësit do të marrin pjesë në ligjërata përmes internetit dhe aktivitete shtesë jashtë planprogramit të natyrës sociale, kulrutore dhe filantropike. Studentët më të mirë do të vizitojnë stabilimentet energjetike të kompanive Calik dhe Limak në Turqi dhe do të marrin pjesë në punëtori, seminare dhe konferenca ndërkombëtare.




Procesi i aplikimit për vitin 2014 ka përfunduar




Akademia e KEDS ka pranuar aplikacione nga studentë dhe numri i përgjithshëm prej 50 studentëve janë pranuar edhe pse numri mund të ndryshojë në të ardhmën varësisht nga nevojat dhe zhvillimet. Studentët janë testuar para përzgjedhjes me qëllim që grupi i formuar të jetë i cilësisë së lartë.




Në anën tjetër, studentët e vlerësojnë këtë iniciativë si mundësi të mirë për punësim dhe për çasje në sektorin e energjisë në Kosovë.




“Duke pasur parasysh faktin që tregu i punësimit për studentë të inxhinierisë elektrike është i vogël, KEDS vlerësohet të jetë një prej punëdhënësve të vetëm pas diplomimit dhe rrjedhimisht, Akademia e KEDS duket të jetë mënyrë e mire për mua që si studentë që t’i afrohem punëdhënësit potencial dhe të punësohem në fushën në të cilën kam përfunduar studimet.”, tregom Burim Islami, studentë në Universitetin e Prishtinës, i pranuar në Akademinë e KEDS.




Derisa Burimi e konsideron Akademinë si mundësi të mirë për punësim, Goneta Pecani, student nga Universiteti i Prishtinës ri-thekson rëndësinë e marrjes së njohurive të reja përmes trajnimeve.




“Është mundësi e mirë për të mësuar nga ekspertë të një vendi tjetër dhe nga Universiteti Bogazici. Për ne studentët e Universitetin e Prishtinës, mundësia për të vizituar dhe për të parë për së afërmi se si zhvillohen proceset në praktikë është e rëndësisë së veçantë dhe do të n’a ndihmojë për të kuptuar më mirë proceset”, vlerëson Goneta, e gëzuar për pranimin e saj në Akademi.




“Zhvillimi dhe përmirësimi i mëtutjeshëm i KEDS do të thotë zhvillim për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Në KEDS jemi të përkushtuar për përmirësim të mëtutjeshëm të rrjetit tonë të distribuimit dhe për zëvendësimin e pajisjeve të vjetra me pajisje të reja dhe moderne, e gjitha me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të rrjetit dhe të shërbimeve për konsumatorë. Besojmë që gjeneratat e reja do të luajnë rrol të veçantë në implementimin e planeve tona të mëtutjeshme dhe do të sjellin energjinë dhe rrjedhimisht do të elektrizojnë rrugën tonë në të ardhmen”, konfirmon z. Vedi Yesilkilic, Drejtor i Përgjithshëm në KEDS.




Të gjithë studentët fillojnë ligjëratat në Shkurt 2014.




Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), është shoqëri aksionare me operim në tërë territorin e Kosovës. KEDS sh.a. ka ekskluzivitetin e furnizimit me energji elektrike dhe shpërndarjes së saj. KEDS sh.a. është themeluar në vitin 2009, ndërsa ka filluar aktivitetet e saj operative më 8 maj 2013, kur është ndarë përfundimisht nga KEK sh.a.




KEDS Sh.A. është pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak. Ky konzorcium kishte ofertuar me çmimin më të lartë në tenderin e hapur për privatizimin e ish- Distribucionit të KEK-ut. KEDS Sh.A. ka 2618 punëtorë duke qenë një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë.




ÇALIK Holding është themeluar më 1981 nga Ahmet Çalık. Z. Çalık vjen nga familja Çalık që aktivitetet komerciale i ka filluar në vitet 1930. Sot, ÇALIK Holding ka rreth 20,000 punëtorë në të gjitha njësitë ndërmarrëse, të shpërndarë në 17 shtete në sektorët në vijim: energji, telekom, tekstil, ndërtimtari, financa, media dhe miniera.




Si një nga ndërmarrjet më të mëdha industrial në Turqi, Çalık Holding vazhdon të prijë me investime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan dhe ka qarkullim prej 2.8 bilion dollarësh amerikan. Me asete të konsoliduara të shumës 8 bilion dollar, Çalık Holding është momentalisht duke punuar në projekte me vlerë prej 20 bilion dollarëve.




LIMAK Holding është themeluar në vitin 1976. Grupi udhëheqet nga anëtarë të familjes Ozdemir dhe Bacaksiz. Grupi fillimisht është fokusuar në projekte të ndërtimit dhe me kalimin e kohës aktivitetet janë zgjeruar në fusha të ndryshme duke përfshirë turizëm, energji, aeroport dhe avio-infrastrukturë, aviacion, porte detare dhe ushqim / pije.




Limak, në fushën e projekteve të inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimtarisë ka përfunduar suksesshëm projekte me vlerë të përgjithshme prej 6 bilion dollarëve amerikanë. Limak Holding, me degët e saj dhe me projekte të përbashkëta, është një prej top-grupeve në Turqi me qarkullim vjetor prej 3 bilion dollarëve dhe momentalisht punëson më shumë se 20 mijë punëtorë. Limak është i njohur për investimet në Ballkan, Lindje të Mesme dhe Azi Lindore.




Limak në Kosovë momentalisht operon dhe ka përfunduar në mënyrë të sukseshme ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” në bashkëpunim me Aeroportin de Lyon. Aeroporti “Adem Jashari” vlerësohet të jetë një prej aeroporteve më të avansuara sa i përket teknologjisë në Ballkan.