Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar një marrëveshje për përkrahje të personave me Sindromin Down.

Me anë të kësaj marrëveshje, korporata do të mbështesë hapjen e ndërmarrjes sociale -linja e paketimit të mjaltit, përmes së cilës do të behet aftësimi profesional dhe punësimi i qëndrueshëm i personave me aftësi te kufizuar.

"Përkundër angazhimeve madhore dhe sfidave për stabilizim dhe rritje së prodhimit në rrethanat e vështira të operimit, Korporata ka parasysh gjithmonë përgjegjësin e gjithmbarshme shoqërore që ka të shprehur edhe përmes kësaj përkrahje për personat në nevojë", tha me këtë rast Arben Gjukaj- drejtor menaxhues i KEK-ut.

Ndwrsa, drejtoresha ekzekutive e shoqatës Down Sindrom Kosova, Sebahate Beqiri, në emër të mbi 700 personave sa janë në tërë Kosovën të prekur me këtë sindrom, dhe prindërve të tyre shprehu falënderimin e thellë për këtë përkrahje nga KEK-u për të ndihmuar punësimin e qëndrueshëm dhe integrimin në shoqëri të personave me nevoja te veçanta.