Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka siguruar importin e energjisë për muajin mars që në fund të muajit të shkuar. Korporata do të importojë 3 mln e 700 mijë euro energji për muajin që po vjen. Burime pranë KESh-it deklarojnë se energjia për marsin do të vijë nga tregu rajonal, në një periudhë kur importi i energjisë është lehtësuar. Sipas informacionit, janë 20 kompani të cilat ofrohen të eksportojnë energji elektrike për Shqipërinë. Çmimi mesatar, me të cilin do të blihet energjia për muajin mars, do të variojë nga 70-75 euro për megavat, që në fskt ëhstë një cmim shumë më I uëlt se ccmimi kundrejt të cilit u ble eneegjia në shkurt. Ky muaj u shënua si një muaj I vështirë për importimin i energjisë, periudhë kur edhe tregtarët rritën çmimet e shitjes deri në 100 euro. KESH do të vazhdojë të importojë në bashkëpunim me kompaninë e shpërndarjes CEZ.



Përmirësohet situata në hidrocentrale

Përsa i përket situatës në kaskadat e lumenjve, sipas të dhënave nga koorporata, aktualisht niveli në hidrocentrale është përmirësuar. Në krahasim me një javë më parë, niveli i Fierzës është rritur me disa centimetra, duke shkuar në kuotat e më tepër se 255 metrave. Kurse prurjet mesatare janë 170m kub për sekondë, që në fakt shënojnë një rritje dy herë më të lartë se periudhën e temperaturave të ulëta. Niveli i shtuar i ujit shfrytëzohet nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare për prodhimin e energjisë. Prodhimi i energjisë për marsin do të jetë më i ulët se për muajin shkurt, pra 10 milionë kilovat orë në ditë, ndërsa një muaj më parë ishte 14 milionë kilovat orë, për shkak të konsumit të lartë. Ndërsa importi do të vazhdojë të jetë 12 milionë kilovat orë.