Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të diskutojë ditën e sotme për shqetësimet e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor.


Ka qenë presidenti i vendit, Bamir Topi, ai i cili i ka kërkuar KLD-së, të fusë në rendin e ditës shqetësimet e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, lidhur me akuzat publike në adresë të tyre, pas vendimit për Bashkinë e Tiranës.


Shqetësimet e gjyqtarëve të Kolegjit, kanë ardhur pas akuzave publike të bëra nga Partia Socialiste.


Gjyqtarët e Kolegjit i kanë dërguar një letër presidentit Topi, SHBA dhe BE. Letra është dërguar pas akuzave që Partia Socialiste ka bërë ndaj anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, pas vendimit për kryebashkiakun e ri të Tiranës.