TIRANE-Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur lirimin nga detyra, të kreut të Gjykatës së Pukës, Shtjefen Lleshi. KLD ka vendosur me dyer të mbyllura kreun e ri të Gjykatës së Pukës, Bib Ndreca, i cili ushtronte detyrën në Gjykatën e Tropojës.
Mbledhja e KLD-së filloi pasditen e sotme dhe zgjati rreth tre orë, ku pati dhe debate mes antarëve. Debatet kanë qënë në lidhje me paketën e propozuar nga ministri i Drejtësisë, Nasip Naco.
Kreu i Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, është përmëndur në një video në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për marrjen e një shumë parash kundrejt lirimit të disa të pandehurve.