Përzgjedhja e gjyqtarëve të gjykatave të Apelit për përbërjen e Kolegjit Zgjedhor do të bëhet me short. Mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të zhvillohet të hënën. 

TIRANE-  KLD-ja do të mblidhet ditën e hënë për të hedhur shortin e gjyqtarëve të gjykatave të Apelit për përbërjen e kolegjit zgjedhor. Pjesë e shortit për anëtar të Kolegjit Zgjedhor bëhen të gjithë gjyqtarët e gjykatave të Apelit në vendin tonë, me përjashtim gjyqtarët për të cilët është vendosur fillimi i çështjes penale; është në fuqi një masë disiplinore; është filluar procedimi disiplinor. Pas nxjerrjes së tetë emrave nga kutia, secili nga përfaqësuesit e partive pjesëmarrëse në short ka të drejtë të përjashtojë një prej tetë emrave të nxjerrë nga kutia e shortit, duke mos pasur të drejtën e kundërshtimit asnjë nga partitë e tjera. Kërkesa për përjashtim përmban vetëm emrin e gjyqtarit, pa përmendur shkaqet e përjashtimit dhe është procedurë e fshehtë. KLD, kur konstaton rastin e përjashtimit, brenda një ore nga shorti i parë, organizon një hedhje të dytë të shortit, për të zëvendësuar emrat e përjashtuar nga partitë politike. Tetë emrat që mbeten, përbëjnë Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe menjëherë delegohen në këtë detyrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)