Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur pezullimin nga detyra të tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës.


Lajmin e ben me dije vetë KLD-ja përmes nje njoftimi në faqen e vet zyrtare. Gjyqtarët e pezulluar jane Petrit Çeno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri.


Njoftimi i KLD


Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 09.02.2018, mbledhjen plenare, ku ndër të tjera pezulloi nga detyra tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës, Petrit Çeno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri.


Ky vendim erdhi pasi anëtarët e Këshillit u njohën dhe shqyrtuan informacionin e ardhur nga Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me datë 06.02.2018, ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve të sipërcituar.


Duke qenë se një nga gjyqtarët e pezulluar ushtron edhe detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës, Këshilli caktoi gjyqtarin Desart Avdulaj, për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetarit së kësaj gjykate.


9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com0