Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur paraditen e sotme, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për të diskutuar  rishpërndarjen e gjyqtarëve në gjykatat e rretheve dhe të Apelit.


Drafti i paraqitur KLD-së për miratim, është përgatitur nga ministria e Drejtësisë dhe parashikon rishpërndarjen e gjyqtarëve sipas ngarkesës së tyre në punë. Përmes këtij akti synohet që të ulet numri i gjyqtarëve në gjykatat e vogla të rretheve që kanë më pak çështje dhe të rritet numri i gjyqtarëve në gjykatat që kanë një ngarkesë më të madhe pune.


Në fillim të mbledhjes Këshilli i Lartë i Drejtësisë u diskutua  mbarimi i parakohshëm i mandatit të Lefteri Lleshit, pas zgjedhjes së saj në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Presidenti Nishan shpalli mbarimin e mandatit të Lleshit dhe urdhëroi që vendi vakant ti dërgohet Kuvendit. (vijon…)


9 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)


KLD, shpallet vendi vakant pas largimit të Lefteri Lleshit, diskutohet shpërndarje e gjyqtarëve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip