Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit me kritikat ndaj financave të qeverisë është bërë objekt debatesh të forta në komisionet kuvendore. KLSH ka dalë në konkluzionin se qeveria ka fshehur shifrat e borxhit. Përgjigjet ministri i Financave, Ahmetaj thotë se deficiti është brenda ligjit. Borxhi publik është ulur.


Kontrolli i Lartë i Shtetit paraqiti para Komisionit ekonomik raportin kritik për buxhetin e vitit 2017. Por ndryshe nga vitet e shkuara, këtë herë para deputetëve nuk ishte Bujar Leskaj, i cili e argumentoi mungesën me përfundimin e mandatit të tij në krye të KLSH-së.


Në disa zëra buxhetorë, përfshirë deficitit dhe borxhit publik janë bërë devijime në drejtim të hartimit, zbatimit, monitorimit dhe raportimit, u shpreh Manjola Naço, drejtoreshe e KLSH.


Por Ministri i Financave i ka hedhur poshtë përfundimet e KLSH-së se qeveria ka shtrembëruar shifrat e deficitit. Arben Ahmetaj tha se diferencat e pretenduara janë të stisura.


Sisistemi informatik qeveritar i bërë si i tillë për të ndihmuar thesarin ka qenë edhe në vitin 2011. Që ka qenë edhe i njëjti, u shpreh Arben Ahmetaj.


Sipas KLSH shtrembërimi kryesor i deficitit vjen nga krijimi i detyrimeve të prapambetura, veçanërisht për rimbursimin e TVSH-së. Por Ministria e Financave thotë se ato që KLSH klasifikon si borxh i prapambetur janë riskeduluar në marrëveshje me vetë kompanitë. Arben Ahmetaj tha se financat e shtetit janë forcuar nga viti në vit dhe këtë e certifikoi dhe tregu ndërkombëtar.


Ne skanohemi çdo muaj. Arritëm të emetonim një bono europiane, me një çmim 3,5 %. Që është një sukses i ekonomisë tha Ahmetaj.


16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)