Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin e zyrës së ALUIZNI-t në Elbasan dhe 9 ish-përgjegjësa sektori për legalizime të paligjshme.



Përmes një njoftimi për shtyp, KLSH-ja bën të ditur se ish-zyrtarët kanë autorizuar legalizim të jashtëligjshëm për 182 subjekte në zona ku nuk lejohej ndërtimi. Po kështu, veç zyrtarëve në Elbasan, KLSH-ja ka çuar për ndjekje penale edhe disa punonjës të lartë në Bashkinë e Urës Vajgurore, përfshirë nënkryetaren e saj për abuzime me tenderat.      / Top Channel