Është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha. Gjyqtari kishte ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e kishte shkarkuar më herët.


Pasi shqyrtoi ankimimin, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi largimin përfundimtar të Fatmir Hoxhës.


Vendimi i KPA u mor nga trupa gjykuese e kryesuar nga Albana Shtylla, relatore Ina Rama dhe anëtarë Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.


Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja a e ligjit nr. 84/2016 Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë vendosi me shumicë votash:


Kolegji i i Posaçëm i Apelimit, do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.


Pozitat e Gjyqtarit Kushtetues u rënduan gjatë seancës dëgjimore, pasi KPK zbuloi se ai nuk justifikonte 1.7 milion lekë, të shpenzuara prej tij gjatë blerjes së banesës në Tiranë. Por avokati i Hoxhës argumentoi se gjyqtari ishte i varfër e me borxhe, për sa kohë kishte marrë një kredi lehtësuese prej 5 milionë lekë si edhe një borxh nga miku i tij prej 34 mijë eurosh.


Shuma prej 1.7 milionë lekë u justifikua nga avokati si të ardhura nga shitjet e orendive dhe 270 mijë lekë të dhuruara gjatë ceremonisë së dasmës. Gjyqtari kushtetues Hoxha nuk ishte i pranishëm në asnjërën prej seancave.


25 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)