Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin e KPK që rikonfirmoi në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, Artur Malaj.


Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Artur Malaj- thuhet ne shkresen e ONM.


Edhe këtë herë Institucioni i Komisionerëve Publikë ka marrë rekomandimin dhe është në pritje që të marrë në dorëzim vendimin me shkrim të KPK-së, për ta analizuar dhe për të vendosur nëse do ta apelojë apo do ta lërë në fuqi.


Vendimi ndaj Artur Malajt ëstë i pesti për të cilin Ndërkombëtarët rekomandojnë apelim, pas atyre të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, prokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gentian Osmani dhe gjyqtarit të Apelit Administrativ, Gentian Medja.


10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)