Kryegjyqtari i Shkodrës, Arben Zefi, është shkarkuar nga detyra. KPK ka dhënë sot vendimin, edhe pse Zefi më herët kishte dhënë dorëheqjen.


Zefi u përball të martën me akuza për fshehje pasurie dhe përfshirje në korrupsion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.


Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Roland Ilia, relator dhe Etleda Çiftja, anëtare e njohën gjyqtarin Zefi me rezultatet e hetimit administrativ që ndonëse kishte nisur për të tre kriteret, u mbyll vetëm për dy prej tyre.


Gjatë seancës që zgjati më shumë se dy orë, gjyqtari Arben Zefi kundërshtoi gjetjet e Komisionit. Në këtë seancë ai u përfaqësua nga avokati Ardian Visha.


Vijon…


10 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)