Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës çon në 39 vota diferencën me kundërshtarin e tij Edi Rama.Në ditën e dytë të numërimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur edhe 31 kuti të tjera që i përkasin njësive bashkiake Nr. 2, 4 dhe 11. Në këto kuti është gjetur një numër i madh votash të hedhura në kutinë e gabuar dhe, për rrjedhojë, ato nuk ishin bërë pjesë e tabelave për këto qendra votimi. Gjatë numërimit të votave Basha mori 34 vota, ndërsa Rama 16. Në total me numërimin e kutive të djeshme diferenca është 49 vota më shumë për Bashën dhe po të llogariten edhe 10 votat e Ramës nga kutia e fundit e Njësisë 5, diferenca është 39 vota.

Rezultati

Mbledhja e djeshme, e zhvilluar nën rrethimin e forcave të rendit, të cilat ishin në ambientet e KQZ-së që në orën 07:00, filloi me një kërkesë të përfaqësuesve të Partisë Socialiste për të marrë të zbardhur aktin e miratuar për hapjen e kutive. Nga ana e tij, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, u shpreh se akti është në vijim dhe pjesë e tij do të jenë të gjitha kutitë që do të hapen. Për rrjedhojë, sipas Ristanit akti do të zbardhet vetëm kur ky proces të përfundojë. Nga ana tjetër, nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, e akuzoi drejtuesin e këtij institucioni se i ka drejtuar fjalë fyese, duke shtuar se do të ndjekë një proces penal. Pas rreth një orë debati mbi vlefshmërinë e aktit të miratuar, u hapën pesë kutitë e para, të cilat ishin sërish nga Njësia Bashkiake Nr. 4. Votat e hedhura në kutinë e gabuar në këtë zonë ishin identifikuar vetëm natën përpara mbledhjes, pasi këto pesë kuti nuk ishin pjesë e listës që kishte shpërndarë administrata e KQZ-së për qendrat ku do të numërohen votat. Procesi nisi me një tension të vogël kur anëtari i KQZ-së, Artan Laze, pasi kërkoi të flasë disa herë para se të hapej kutia e parë, u ngrit dhe shkoi te administrata për ta penguar atë, derisa të merrte fjalën. Pas hapjes së këtyre pesë kutive, kandidati demokrat, Lulzim Basha, mori tre vota, ndërsa kundërshtari i tij, asnjë votë. Kandidati i PD-së për kryetar të Njësisë Bashkiake, Hysen Xhura, mori edhe 7 vota të tjera, përkundrejt 3 votave që mori Vahid Kalaja. Në këtë zonë, pikërisht në qendrën 1797, u gjet një fletë votimi në të cilën ishte shënuar emri pranë kandidatit Lulzim Basha, por nga mbrapa vula mbante numrin e qendrës 1810/1, çka e bëri këtë fletë të pavlefshme. Pas konstatimit të këtij fakti, avokatët e Partisë Socialiste hodhën dyshime mbi procesin e votimit në këtë zonë, teksa nënkryetarja Dëshira Subashi kërkoi procedim penal për atë çka ka ndodhur si dhe hetim tërësor për Tiranën. Në mesditë nisi numërimi i votave të hedhura në kutinë e gabuar edhe për 11 qendra votimi që i përkasin Njësisë Bashkiake Nr. 11. Në këto kuti votimi për Lulzim Bashën u gjetën 17 vota, ndërsa për Edi Ramën u gjetën 9 vota. Pas një pushimi në drekë, në orën 17:00, sërish nën mbrojtjen e një numri të madh të forcave të ndërhyrjes së shpejtë me votat e katër anëtarëve të KQZ-së, u hapën edhe 16 kuti të tjera. Gjatë administrimit të fletëve të kontestuara, rezultoi se për Lulzim Bashën ishin hedhur në kutinë e gabuar 14 vota, ndërsa për Edi Ramën 7 vota. Dita e sotme do të jetë e treta, qëkur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi të hapë kutitë e votimit për të numëruar votat e hedhura në kutinë e gabuar. Në listën e shpërndarë nga administrata janë edhe 9 kuti, 4 në Njësinë Nr, 9 dhe 5 në Njësinë Bashkiake Nr. 10.


39 vota

Pas numërimit gjatë dy ditëve të 54 kutive të votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lulzim Basha ka 49 vota më shumë se Edi Rama. Nëse kësaj shifre i heqim 10 votat që Rama kishte më shumë nga kutia e fundit e numëruar te Njësia 5, diferenca reale mes tyre është 39 vota në favor të kandidatit të koalicionit Aleanca për qytetarin.


65 kuti

Gjatë punës së administratës në ditët e fundit janë evidentuar deri tani 65 kuti në disa prej njësive bashkiake ku është vërtetuar që ka një numër të caktuar votash, të cilat ishin hedhur në kutinë e gabuar. Pas listës prej 60 qendrash votimi, të nxjerra dy ditë më parë, dje u shtuan edhe pesë qendra të tjera, të cilat i dhanë 3 vota Bashës.


Kutitë e hapura nga KQZ


QV 1793 KZAZ 48

4 vota të gjetura

3 vota për Hysen Xhurën

1 votë e pavlefshme


QV 1796 KZAZ 48

2 vota të gjetura

1 votë për Bashën

1 votë për Hysen Xhurën


QV 1979 KZAZ 48

7 vota të gjetura

3 vota për Hysen Xhurën

1 votë PS (Këshilli Bashkiak)

1 votë PD (Këshilli Bashkiak)

2 vota të pavlefshme


QV 1999 KZAZ 48

2 vota të gjetura

1 votë për Bashën

1 votë për Vaid Kalanë


QV 1809/1 KZAZ 48

3 vota të gjetura

1 votë për Bashën

2 vota për Vaid Kalanë


QV 2019 KZAZ 55

2 vota të gjetura

1 votë për Bashën

1 votë e pavlefshme


QV 2022 KZAZ 55

7 vota të gjetura

1 votë për Bashën

4 vota për Ramën

1 votë PD (Këshilli Bashkiak)

1 votë e pavlefshme


QV 2025 KZAZ 55

2 vota të gjetura

2 vota për Bashën


QV 2025 KZAZ 55

3 vota të gjetura

1 votë PD (Këshilli Bashkiak)

1 votë për Naim Asllani

1 votë për Haki Mustafa


QV 2027 KZAZ 55

9 vota të gjetura

4 vota për Bashën

1 votë për Ramën

1 votë PS (Këshilli Bashkiak)

1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë LSI (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)


QV 2026 KZAZ 55

4 vota të gjetura

2 vota për Ramën

2 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)


QV 2021/1 KZAZ 55

2 vota të gjetura

1 votë për Ramën

1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)


QV 2029/1 KZAZ 55

5 vota të gjetura

2 vota për Bashën

1 votë për Ramën

2 vota PD (Këshilli i Minibashkisë)

QV 2031 KZAZ 55

2 vota të gjetura

1 votë për Bashën

1 votë PD (Këshilli Bashkiak)


QV 2031/1 KZAZ 55

8 vota të gjetura

4 vota për Bashën

1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)

3 vota të pavlefshme


QV 2032 KZAZ 55

2 vota të gjetura

1 votë për Bashën

1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)


QV 1709 KZAZ 46

1 votë e gjetur

1 votë e pavlefshme


QV 1708/1 KZAZ 46

3 vota të gjetura

2 vota për Ramën

1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)


QV 1710 KZAZ 46

9 vota të gjetura

1 votë për Bashën

2 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)

2 vota PD (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PS (Këshilli i Bashkisë)

1 votë PDIU (Këshilli i Minibashkisë)

2 vota të pavlefshme


QV 1712 KZAZ 46

6 vota të gjetura

2 vota për Bashën

2 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PD (Këshilli i Bashkisë)


QV 1713 KZAZ 46

3 vota të gjetura

1 votë për Bashën

1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PDS (Këshilli i Minibashkisë)


QV 1714 KZAZ 46

3 vota të gjetura

2 vota PDIU (Këshilli Bashkiak)

1 votë e pavlefshme


QV 1722 KZAZ 46

1 votë e gjetur

1 votë për Ramën


QV 1723/1 KZAZ 46

4 vota të gjetura

2 vota për Bashën

1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)


QV 1726 KZAZ 46

6 vota të gjetura

1 votë për Bashën

1 votë për Ramën

2 vota PS (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PBK (Këshilli i Minibashkisë)


QV 1731 KZAZ 46

7 vota të gjetura

3 vota për Bashën

2 vota për Ramën

1 votë PD (Këshilli i Minibashkisë)

1 votë PS (Këshilli i Minibashkisë)


QV 1732/1 KZAZ 46

2 vota të gjetura

2 vota për Bash