Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar se materiali zgjedhor nga katër komunat e veriut ka arritur në Prishtinë përderisa pak më herët misioni i OSBE-së pati deklaruar se nuk e ka idenë se ku gjindet materiali zgjedhor nga vendvotimet e pjesës veriore të Mitrovicës.


Ndërsa në të njejtën kohë për incidentet ka akuzuar organet e sigurisë “ kanë dështuar institucionet e sigurisë e jo OSBE-ja sepse kjo e fundit nuk ka rol në çështjet e sigurisë”, tha Valdete Daka.


Florian Dushi anëtar i KQZ-së nga LDK-ja nga ana tjetër tha se “Pala serbe dhe OSBE-ja duhet të shohin dhe vlerësojnë përmbushjen ose jo të obligimeve të tyre në procesin zgjedhor”.


E Kryesuesja e KQZ-së Daka, rolin e OSBE-së në këtë proces nuk e vlerësoi si të dështuar. /Indeksonline/