Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka raportuar sot për ecurinë e punës para komisionit parlamentar Ad Hoc. Kryetari i KQZ Arben Ristani tha se deri tani ky institucion ka miratuar 38 vendime dhe 9 udhezime për procesin, ndërsa njoftoi për ngritjen e gjithë Komisioneve zonale për Administrimin e Zgjedhjeve. Ristani theksoi se konsensusi i partive ka ndihmuar KQZ-në në marrjen e vendimeve të pranuara nga të gjithë anëtarët. Por nënkryetarja Dëshira Subashi tha se problem mbetet trajnimi i punonjësve të KQZ, pasi 15 përqind e stafit është i patrajnuar. Sipas saj pushteti vendor ende nuk ka ofruar të dhëna paraprake për listat e zgjedhësve, ndërsa theksoi nevojën e krijimit të një rregulloreje të brendhsme të KQZ-së.