Komisioni Qendror Zgjedhor,në prononcimin e parë për shtyp pë ditën e sotme informon se në të gjithë territorin e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë shqetësim për hapjen e votimit. Zëdhënësi i KQZ-së: Garantojmë të drejtën për të votuar në mënyrë të painfluencuar”TIRANE- Në orën 09.00 Komisioni Qëndror Zgjedhor ka bërë raportimin e parë mbi procesin e votimit. Në një konferencë për shtyp direkt nga KQZ, zëdhënësi i këtij institucioni, Leonard Olli.

Bëri të ditur se pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë shqetësim për hapjen e votimit.
“Në të gjitha rastet ka qenë prania e komisionerëve, vetëm në disa raste sporadike ka pasur vonesë të tyre, por jo mungesa. Shpresojmë të ecë normalisht procesi” theksoi Olli.

I vetmi shqetësim në formë sporadike ka qenë mungesa e bojës për të mundësuar vulosjen e kutive. “KQZ ka marrë masat për të cuar sa më parë në këto vende bojën dhe të ecë normalisht procesi”- shpjegoi Olli.

Sipas zëdhënësit të institucionit që administron procesin zgjedhor nga 4750 qendra votimi në të gjithë vendin, probleme mund të ketë pasur vetëm në pak qendra votimi.

“Nga 4750 qendra votimi në të gjithë vendin nëse ka probleme në rreth 20 QV atëherë këto probleme mund të quhen sporadike”- sqaroi Z. Leonard Olli i cili theksoi detyën e KQZ sot: Garantimi i të drejtës së qytetarëve për të votuar në mënyrë të painfluencuar”

Gazetarët e NEWS 24, informohet se banorët e 4 fshatrave në Tepelenë e Fier refuzojnë të tërheqin materialet në shenjë proteste për mos investime si dhe ka pasur probleme me shpërndarjen e bazës së materialeve në disa Qv në Tiranë dhe në rrethe.