Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 4 vota pro dhe tre kundër, vendosi të mos i heqë mandatin Florenc Xhindit, anëtar i këshillit bashkiak të Beratit nga ana e LSI-së.



Ka qenë administrata e KQZ ajo që kërkoi heqjen e mandatit të Xhindit, pasi fshehu dënimin për kalim të paligjshëm të kufirit. Vetë këshilltari e deklaroi vetëm në 12 janar 2018, pasi KQZ kishte nisur verifikimet. Kundër propozimit të administratës kanë qenëe 3 anëtarët e PS-së dhe ai i LSI-së.


15 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)