Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë deri në orën 20:00 procesin e  votimit . Vendimi u mor nga KQZ pas propozimit të sekretariatit.


Sipas KQZ tre jane arsyet e shtyrjes, pjesëmarrja e ulët, festa e Bajramit dhe temperaturat e larta. 


“KQZ deri në orën 18.00 të datës 25 qershor 2017, konston faktin se pjesëmarrja e zgjedhësve në votim është pjesëmarrja e e ulet qe ka ndodhur në proceset e fundit zgjedhore që janë zhvilluar.


Data 25 qershor 2017 korespondon dhe festën zyrtare të besimtarëve Mysliman Fiter Bajrami, sipas të cilës ritet e festës përfundujnë në orët e pasdites.


Gjithashtu temperaturat në këtë datë 25 qershor 2017 shënojnë deri në 39 grad celcius, ndër më të lartat në ketë perudhë të vitit në vitet e fundit.


Duke qene se për arsyet objektive të sipërcituara pjesëmarrja e zgjedhësve në votime në këto zgjedhje ka qene e ulët, për të mundësuar garantimin e të drejtës të zgjedhësve për të votuar të sanksionuar në nenin 45 të Kushtetutës, KQZ duhet të urdhëroj të gjitha Komisionet e Qendrave të Votimit të shtyn orarin e votimit deri në oren 20.000 të datës 25 qershor 2017″, njofton KQZ.


Raportimi i KQZ-se ne oren 16:10


Deri ne oren 16:00 kane raportuar ne KQZ  11. 3 % QV nga 5 362 QV gjithsej


Qarku Berat: 43.51 %

Qarku Durres 33. 12 % 

Qarku Elbasan 34. 25 % 

Qarku Fier 33. 36% 

Qarku Gjirokaster 38. 14 % 

Qarku Korce 36 . 58 %

Qarku Lezhe 33. 86 % 

Qarku Shkoder 29. 55 %

Qarku Tirane 36. 41 %

Qarku Vlore 31. 91 % 


Vendimi për shtyrjen e orarit të proçesit të votimit



/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter