Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise KRRTRSh i mbledhur nen drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha ka miratuar dje ndertimin e dy segmenteve rrugore pjese te Unazes se Madhe te Tiranes dhe rruges se Arbrit. Permes akuzave drejtuar kryetarit te Bashkise se Tiranes Berisha tha se ai ka tre mandate qe drejton e megjithate nuk ndertoi qofte edhe nje parking te vetem apo Unazen e Madhe. I menjehershem ka qene reagimi i zedhenesit te bashkise i cili fajesoi kreun e shtetit per gjithcka qe nuk eshte bere.
Unaza e madhe
Vendimi i pare i miratuar ne mbledhjen e djeshme te KRRTRSH-se ka te beje me miratimin e Unazes se Madhe segmenti Babrru - Bregu i Lumit - Kthesa e Kamzes. Ky segment ka nje gjatesi 6.5 kilometer gjeresi 110 metra me 8 korsi ku perfshihet korsia e mjeteve te transportit publik dhe emergjences. Ne kete projekt eshte parashikuar dhe hapesire per tramvaj. Sipas te dhenave te publikuara dje vlera e ndertimit te ketij segmenti arrin ne 115 milione euro. Nder te tjera ne kete seksion jane parashikuar dhe trotuare me gjeresi 3-5 meter rrjetet e ujesjellesve kanalizimeve ndricimi gjelberimi sinjalistika etj. Ky segment pervec se eshte pjese e unazes do te krijoje edhe nje mundesi te re hyrjeje ne kryeqytet duke krijuar hapje te portes se veriut dhe te lindjes per Tiranen. Ne piken e tij fillestare objekti do te lidhet me rrugen e Arbrit duke bere te mundur thithjen e trafikut qe vjen nga kjo rruge dhe shmangien e ketij trafiku nga qendra e Tiranes. Kryeministri Berisha vleresoi se kjo eshte nje nga veprat me te rendesishme qe ndertohet ne vend. Ne komentin e tij Kryeministri u shpreh se ky projekt ne ndryshim nga projekti i bashkise qe ishte i zhvendosur me me shume se 100 metra ne brendesi te qytetit dhe prishte me qindra banesa shtrihet ne shtratin e lumit duke e shnderruar ate nga nje zallishte sic eshte sot ne nje veper arti te vertete.
Segmenti i dyte
Vendimi tjeter i miratuar nga KRRTRSH eshte Unaza e Madhe e Tiranes segmenti Rruga Komuna e Parisit - Rruga e re Tirane - Elbasan. Ky segment eshte konceptuar te ndertohet ne disa seksione. Pjesa kryesore do te ndertohet 3 korsi ne secilen ane pra 6 korsi ne total ku perfshihet dhe nje korsi e mjeteve te transportit publik dhe atyre te emergjences. Ky segment do te kete ne perberje te tij 3 rrethrrotullime hyrje dalje ne unaze nenkalime e mbikalime. Pas miratimit te vendimeve Kryeministri Berisha kerkoi nga Ministria e Puneve Publike qe te vazhdoje rishqyrtimin teresor te Unazes se Tiranes. Lidhur me kete Kryeministri u shpreh se duhet te ribehet me shpejtesi projekti qe lidh Saukun me segmentin qe miratuam i cili lidhet me shkallen e Tujanit. Se dyti Kryeministri Berisha kerkoi percaktimin e segmenteve ku do vendoset ajo. Unaza te kompletohet sa me shpejt u shpreh Kryeministri - sepse cdo dite behen ndertime dhe do te jete e padeshirueshme qe ato te prishen. Me tej ai theksoi se qytetaret duhet ta dine se ku kalon unaza dhe se cdo ndertim mbi te eshte i paqene. Ne kompletojme unazen e Tiranes - u shpreh Kryeministri - dhe kjo eshte vepra me madhe e ketyre viteve qe vijne e kater vjecarit te ri te qeveritareve vendore.


Kreu i qeverise e konsideron Tiranen si qytetin me problematik ne bote per trafikun
Berisha Ne tre mandate Rama nuk ndertoi as edhe nje parking
Tirana eshte kryeqyteti me trafikun me problematik ne Evrope dhe ndoshta ne bote. Tirana eshte kryeqyteti i vetem i nje vendi qe nuk ka nje parkim. Keshtu u shpreh dje kryetari i qeverise Sali Berisha gjate drejtimit te mbledhjes se KRRTRSH-se. Ai shkoi me tej duke deklaruar se Tirana eshte i vetmi kryeqytet qe ka nje kryetar me tre mandate dhe nuk ndertoi dot qofte edhe nje parkim te vetem. Tirana ka nje unaze te ndertuar 50 vjet me pare ne fund te viteve 50 e cila eshte zgjeruar edhe 3-4 here jashte saj. Ajo nuk ka mundesi kategorike per nje trafik normal tha kryeministri. Sipas tij kryetari aktual kishte parashikuar vendosjen e vizave ne formen e takses per te hyre ne Tirane por ate projekt natyrisht qeveria nuk mund ta pranonte kurrsesi dhe ne asnje rrethane. Duket se ka qene pikerisht ceshtja emergjente e trafikut ajo qe ka mbledhur KRRTRSH-ne per te miratuar projektin e Unazes se Madhe i cili pritet te zbuse kete problem madhor. Kreu i ketij keshilli sugjeroi qe Rama tu kerkoje te falur qytetareve te Tiranes sepse ka dy vjet qe nje projekt i tille ndoshta mund te kishte filluar dhe te ishte perfunduar. Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim qe ne viziten time te pare ne vitin 2007 ne seline e saj premtoi financimin e unazes. Ne morem persiper te marrim kredine si qeveri dhe tia japim bashkise se Tiranes por Bashkia e Tiranes nuk binte kurre dakord qe ky te ishte nje investim i perbashket me qeverine tha Berisha. Sipas tij meqenese ai nuk pranoi kurrsesi qe te ishte nje ndertim i perbashket qeveria u detyrua qe te vendose fillimin e ndertimit te segmentit nga Sauku drejt Shkolles Teknologjike natyrisht deri ne territorin e Bashkise. Por nese nuk e fillon arsyeja shteterore do te na detyroje ta cojme deri ne fund tha kryeministri. Sipas tij arsye shteterore jane pikerisht interesi i qytetareve.
Luljeta Ndoka
Reagon zedhenesi i Bashkise se Tiranes Florion Serjani
Fajin e ka Berisha per cka nuk realizuam
Zedhenesi i Bashkise se Tiranes ka reaguar menjehere pas publikimit te lajmit mbi miratimin e projektit te Unazes se Madhe. Ai deklaroi se bashkia e ka ditur pse Sali Berisha mban bllokuar prej vitesh projektet e dy parkingjeve nentokesore tek parku Rinia dhe Sheshi Italia qe rrine kycur ne sirtaret e qeverise pse ai mban bllokuar prej vitesh kredine e BERZH-it per Unazen e Madhe duke refuzuar te gjitha variantet e bashkepunimit me Bashkine e Tiranes e cila ka marre kredine pasi ka realizuar nje projekt te vleresuar shkelqyeshem nga BERZH-i. E kemi ditur edhe pse Sali Berisha mban bllokuar buxhetin e ketij viti per Tiranen duke mos lejuar qe te sistemohen edhe rruget e fundit dytesore qe kane mbetur. Sali Berisha ka dhjete vjet qe ben te njejten gje. Shaj e shpif Dhe ka pese vjet qe qeveris me te njejten menyre Blloko dhe akuzo Fajin per parkingjet e munguara nentokesore e ka Sali Berisha. Fajin per kredine e bllokuar te Unazes se Madhe e ka Sali Berisha. Fajin per rruget e fundit dytesore te pasistemuara e ka Sali Berisha. Kete e dime ne dhe e di cdo qytetar i Tiranes qe do modelin e Tiranes Evropiane jo modelin e deshtuar te periferive rrotull Tiranes me te cilin krenohet Sali Berisha. Sharjet dhe shpifjet bllokimet dhe akuzat jane e vetmja gje qe Sali Berisha ka bere dhe do beje ndaj nesh. Vota kunder eshte e vetmja vote qe ai ka marre dhe do marre nga qytetaret e Tiranes u shpreh zedhenesi Serjani.

Pritet te zgjidhe trafikun ne Tirane
Rruga e Arbrit me 8 korsi
Nje projekt tjeter i miratuar ishte edhe pjesa veriperendimore e unazes i cili eshte edhe segment i rruges se Arbrit. Edhe ajo eshte nje veper shume e madhe. Ajo eshte rruga me e gjere qe ndertohet ne historine e vendit. Ajo do te jete me tete korsi dhe eshte nje nga veprat me te bukura. Ajo do te shpetoje kryeqytetin dhe pervec se do te jete unaze e tij do te devijoje te gjithe trafikun qe vjen nga rruga e Arbrit dhe qe shkon drejt detit ne menyre qe ky trafik te mos kaloje neper kryeqytet tha Berisha duke perseritur edhe njehere vendosmerine e qeverise per te ndryshuar Tiranen gjate ketyre viteve qe vijne.