Në ditën e dytë të punimeve të sesionit të 12 të Komitetit të Stabilizim-Asociimit, Partia Demokratike ka denoncuar sërish shit-blerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të shkuar.


Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se 20% e votuesve kanë marrë para në këmbim të votës, ndërsa punonjësit e administratës janë vënë nën presion dhe OSBE/ODIHR ka kërkuar të merren masa për shitblerjen e votës.


Nga përgjigjet për çështjen Tahiri ka rezultuar se janë dhënë 5 milionë euro për shitblerjen e votave. Krimi është përfshirë në zgjedhje. Ndaj duhet konsensus për reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore nuk duhet ti ngjajë asaj në drejtësi.


Deputetja e PS, Vasilika Hysi, nuk mohoi, por tha se ka pasur ashpërsim të vendimeve për shitblerjen e votës.


Ndërsa, deputetja e LSI, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, vërejti duhet një reformë zgjedhore që ti zgjidhë të zgjidhë të gjitha problemet.


13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)