Nga Klodian TOMORRI


Theodhoros Pangallos është një nga politikanet me karrierën me te gjate ne Greqi, i cili për vite te tera ka mbajtur postet me te larta ne qeverinë e Athinës. jeta e tij e gjate ne politike ka qene e shoqëruar me jo pak skandale, nga Ocalani deri te gjuha shpesh e ashpër qe ka përdorur kundër rivaleve politike. Por për hir te se vërtetës, ne raste te caktuara Pangallos nuk ka patur frike te ngrihet mbi fantazmat e nacionalizmit te sëmure për te vërtetën.


Ish zvkryeministri grek, tashme 80 vjeç, ishte i pari ne Athine, qe deklaroi publikisht se kur nje civil tenton te qëlloje mbi forcat e rendit ai duhet te qëllohet automatikisht. Edhe pse me origjine arvanatise, Pangallos, është grek nga ata te vërtetët, i lindur dhe i rritur ne Greqi.


Por teksa një politikan grek nuk ka frike ta thotë te vërteten, ata homogjene (ne gjuhen e Athinës), vazhdojnë te kërkojnë te vërteten qe duan, atë qe nuk ekziston. Si mundet një politikan, çfarëdo qofte ky, homogjen, i përzier, me një shtetësi, me dy me tre.. te marr pjese ne funeralin e dikujt qe ka ngritur dorën kundër forcave te rendit? Përveçse thike pas shpine, për rendin kushtetues dhe atë publik, ky është provokim tinëzar. Janë vrare shqiptare nga autoritet greke shume me tepër dhe për shume me pak se kaq. Por nuk ka patur politikane ne Shqipëri te shkojnë te kërkojnë fantazma.


Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë kane qene historikisht problematike, ashtu siç ndodh rëndom me fqinjët ne Ballkan. Por te paktën ne këto 30 vitet e fundit greket dhe shqiptaret janë përpjekur te jetojnë bashke si miq te mire dhe te lëvizin përpara.


Ka patur qeveritare si nga ajo ane si nga kjo ane, qe janë ngritur mbi mosmarrëveshjet dhe kane ndërtuar ura bashkëpunimi. Por nuk kane munguar as tinëzaret. Këta qe kërkojnë ndriçimin e te vërtetës qe duan, por qe nuk ekziston. Normalisht këta nuk duhet te kenë vend, as andej as këtej. Por andej është zgjedhje qe u takon te tjerëve. Këtu na përket ne.


08 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)