Kryeministri Edi Rama në një komunikim per mediat nga Kosova, u shpreh se fletërrufeja, sikurse e ka quajtur ai akt-akuzen nga Gjykata Speciale, per Presidentin Hashim Thaçi eshte dicka thellesisht e padrejtë. 


rama ne kosov


Hyrjen përfundimisht në funksion të rrjetit të përbashkët elektro-energjitik dhe të investimit të madh për interkonjeksionin, midis dy vendeve falë edhe përfshirjes përfundimit të Kosovës në tregun e përbashkët energjitik. Është një lajm i gëzueshëm se e dimë mirë se sa kohë na është dashur të presim që kur vumë në lëvizje investimin e madh.


Ishte një sistem llampash me çelës të mbyllur dhe nga sot faktikisht hynë plotësisht në funksion.


Jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare për ti dhënë një mbështetje të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politike të saj në kushtet kur e dimë, ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë.


Pothuajse për dy dekada në Kosovë procesi i vënies së drejtësisë për krimet e luftës është konceptuar, mbështetur dhe zhvilluar si një proces i pangashëm, nga procesi i shtet ndërtimit, pajtimit ndëretnik, Integrimit në BE, i dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.


Në këtë formë është formuluar edhe në strategjinë e zgjerimit të Ballkanit perëndimor nga BE. Ndërkaq, është e kuptueshme që procesi i vështirë i pajtimit nuk është vetëm çështje e ballafaqimit me të kaluarën, por edhe e ndërtimit të së ardhmes, përmes politikës.


Komunikata, e quajtur për mua një fletërrufe e ngjashme me komunikata publike përgjatë revolucionit kinez, kur ne e kemi jetuar në Shqipërinë e diktaturës është e pashembullt dhe e kombinuar dhe me momentin e publikimit të saj, përbën një arsye nëse është i qëllimshëm apo jo, në prag të një takimi në Shtëpinë e Bardhë për të thënë se historia e kësaj gjykate nisi të shkruhet në një akt që abortoi një proces që lidhet me paqen, politik.


Sigurisht, që takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm dhe është vijim i në përpjekje me shumë stacione, por edhe një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e drejtpërdrejte të SHBA, tha Rama.