Në moshën 69 vjeçare ka vdekur këngëtari i mirënjohur britanik, David Bowie, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Lajmin e ka konfirmuar i biri i Bowie-t, regjisori Duncan Jones, përmes rrjeteve sociale.

"David Bowie ka vdekur paqësisht i rrethuar nga familja pas një beteje 18-muajshe me kancerin", ka shkruar ai.

Në skenën muzikore këngëtari u rikthye me kompozime të reja dhe ripërpunime të këngëve të tij të vjetra në prill të vitit 2015 me shfaqjen e titulluar "Lazarus", e cila ishte përshtatur nga romani "The Man Eho Fell to Earth" nga Ealter Tevis.

Bowie sapo kishte publikuar albumin e tij "Blackstar", të premten, në ditëlindjen e tij të 69-të, i cili u prit mjaft mirë në Angli e në SHBA.

Disa nga hitet e tij më të njohura janë Let's Dance, Space Oddity, Starman, Modern Love, Heroes, Under Pressure, Rebel, Rebel, Life on Mars etj.

Karriera e tij e bujshme muzikore zgjati rreth katër dekada.

david bowie3

david bowie5

david bowie4

david bowie6

david-bowie-iman

David_Bowie_holywood